12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Xhipi i zi i Kurtit gati e shkel Përparim Ramën, një burrë e kap për krahu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është ballafaquar me një moment të sikletshëm të enjten paradite, kur për pak nuk i doli përpara një xhipi të eskortës së kryeministrit Albin Kurti.

Një burrë shihet duke e mbajtur për krahu Përparim Ramën përderisa ia bën me shenjë veturës që ta vazhdojë lëvizjen.

Kryetari i kryeqytetit, kryeministri i Kosovës dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të një çerdheje të re afër Shkollës së Gjelbër në Prishtinë.

Pas përfundimit të ceremonisë, përderisa veturat e eskortës së kryeministrit Kurti po largoheshin nga vendi i ceremonisë, kryetari i Prishtinës i cili ishte këmbësorë dhe për pak nuk i doli përpara një xhipi të zi të eskortës së Kurtit.

Pamjet e publikuara nga Ekonomia Online tregojnë se si një shoqërues reagon duke e kapur për krahu Ramën që të ndalet në mënyrë që eskorta e kryeministrit të kalojë.

<p>The post Xhipi i zi i Kurtit gati e shkel Përparim Ramën, një burrë e kap për krahu first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles