5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Vuçiç: QUINT’i dhe BE’ja na thonë se Kosova ka të drejtë për targat, po mashtrojnë opinionin


Me frazën e kahershme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtar të Serbisë ku u diskutua çështja e afatit të fundit për konvertimin e targave në RKS, tha se “nuk do lejojë të përsëritet ajo çfarë ka ndodhur më 2004”, raporton gazeta online Reporteri.net.

Vuçiç tha se ka pranuar një demarsh të koordinuar nga QUINT’i dhe BE’ja, ku pika 2 thotë se Serbia duhet të kuptojë se veprimi i Kosovës është legjitim dhe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, “por se problemi është koha dhe metoda”.

“Edhe sot edhe a të dotë, përfaqësuesve të QUINT’it u kam thënë se po mashtrojnë publikun sepse nuk kanë të drejtë nën asnjë marrëveshje”, ka thënë ai, derisa lexoi pikat e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë, raportuan mediat serbe, përcjell Reporteri.net.

Gjithashtu Vuçiç lexoi edhe pikat e Marrëveshje së vitit 2016 për targat neutrale KS.

“Ata shpikën legjitimetin e një vendimi, letre dhe paragragi që s’ekziston. Ajo çfarë QUINT’i, BE’ja dhe Prishtina po thonë nuk është askund e shkruar. Dhe atyre aq u bën. Ua theksova dhe s’mora as përgjigje”.

Aleksandar Vuçiç tha se “targat KM do të mbeten” dhe se “serbët do të rezistojnë” ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës.

<p>The post Vuçiç: QUINT’i dhe BE’ja na thonë se Kosova ka të drejtë për targat, po mashtrojnë opinionin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,592FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles