6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Vuçiç: Kushtetuta e Kosovës s’është mbi atë të Serbisë, Asociacionin e duam siç e kemi nënshkruar


“Kushtetuta e Kosovës nuk është mbi Kushtetutën e Serbisë”, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar konstatimin e ish-ambasadorit holandez në Prishtinë, Robert Bosch, i cili u shpreh se Marrëveshja e Asociacionit vetëm se do t’i sillte dëm Kosovës, dhe se rrjedhimisht ajo duhet të akomodohet në përputhje me aktin më të lartë juridik të vendit, përkatësisht Kushtetutën e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Na thonë, lërini të shkojnë në Kombe të Bashluara, kështu që ata ta themelojnë Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, sepse s’do të munden, siç thonë në jug të Serbisë. E para gjë për të bërë është të përmbushni çfarë keni nënshkruar, dhe atëherë do të diskutojmë më tej gjithçka në pajtim me normat ndërkombëtare të së drejtës publike”, ka thënë Aleksandar Vuçiç.

Deklaratën e ish-ambasadorit holandez në Prishtinë, Vuçiç e komentoi si deklaratë të të gjithëve që s’duan që në Kosovë të ketë Asociacion, që s’duan të ketë “Republikë Serbe” në Bosnje-Hercegovinë, si dhe “të të gjithë atyre që besojnë se çdo gjë është problem serb”, përcjell Reporteri.net.

“Ai na thotë se gjithçka duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. ‘Për çfarë atëherë paskemi negocuar, sa për aso asociacionesh ata mund t’i themelojnë një mijë të tilla, atëherë pse paskemi negocuar në Bruksel. Pse na kanë dërguar këtë plan, kur ajo është kundër Kushtetutës së Serbisë”.

Mes tjerash Kushtetutën e Kosovës, Vuçiç e quajti “kushtetutë të një shteti fiktiv” dhe shtoi se Kushtetuta e Serbisë “është kushtetutë e një shteti të njohur nga të gjitha vendet e botës”.

Presidenti i Serbisë vazhdoi të thotë se për të “nuk është befasi” që Asociacionin duan ta quajnë me një emër tjetër, derisa shtoi se “unë s’do të kërkojë të quhet me tjetër emër, por atë që kemi nënshkruar”, tha mes tjerash Aleksandar Vuçiç.

Në vitin 2015, vetë Serbia ishte ajo që ishte pajtuar që Marrëveshja për Asociacionin t’i nënshtrohej testit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, siç kishte kërkuar pala kosovare, përkatësisht, ish-kryeministri kosovar, Isa Mustafa, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës atëbotë kishte konstatuar se Asociacioni në fjalë shkelte mbi 20 nene të Kushtetutës, derisa konkludonte se Asociacioni një-etnik bie ndesh me “germën dhe frymën” e Kushtetutës së Kosovës.

ShBA dhe BE kanë kërkuar që Asociacioni të themelohet, por sidomos ShBA ka kërkuar decidivisht që ajo të mos devijojë nga Kushtetuta e Kosovës dhe të mos e cenojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Askush nuk dëshiron një “Republikë Serbe” në Kosovë, ka thënë zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar./Reporteri.net/

<p>The post Vuçiç: Kushtetuta e Kosovës s’është mbi atë të Serbisë, Asociacionin e duam siç e kemi nënshkruar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles