8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Superkompjuteri parashikon finalen e madhe të Kupës së botës dhe fituesin mes Lionel Messit e Cristiano Ronaldos

Kanë mbetur më pak se një muaj deri në fillim të Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Do të jetë botërori i fundit për dy futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Të dy kanë fituar çdo trofe të mundshëm dhe iu mungon vetëm botërori me vendet e tyre, Argjentinën respektivisht Portugalinë.

Të gjithë sportdashësit mezi presin fillimin e botërorit, por tani kanë filluar edhe parashikimet se si do të shkoj ky kampionat që për herë të parë zhvillohet në stinën e dimrit.

Një parashikim nga BCA Research apo siç njihet ndryshe si superkompjuteri ka parashikuar edhe finalen e madhe, por edhe fituesin e Botërorit.

Kandidatët kryesorë për titull janë Franca kampioni në fuqi, Brazili, Argjentina dhe Gjermania, megjithëse ky është futboll dhe gjithçka mund të ndodhë.

Gjithmonë ka vend për ndonjë befasi, siç bëri Kroacia në Botërorin e fundit kur arriti në finale.

Por një superkompjuter në bazë të inteligjencës artificiale ka parashikuar dy ekipet që arrijnë në finale dhe fituesin e këtij Botërori.

Sipas të përditshmes katalunase ‘Mundo Deportivo’, superkompjuteri ka parashikuar një finale të madhe mes Argjentinës së Lionel Messit dhe Portugalisë së Cristiano Ronaldos.
Në fakt të gjithë tifozët e dy legjendave të futbollit e ëndërrojnë një finale të tillë dhe fituesi të shpallet përfundimisht si më i miri i të gjitha kohërave.

Dhe fituesi i finales së madhe do të ishte Argjentina, me Messin që do ta merrte për herë të parë Kupën e Botës.

Ky studim parashikon Argjentinën fituese të Botërorit pas ekzekutimit të penalltive, pasi të besuarit e Lionel Scalonit kanë një avantazh pasi gjatë gjithë historisë së Kupave të Botës ata kanë fituar katër nga pesë duelet me penallti, me një shkallë suksesi prej 77%.

Studimi mblodhi statistika nga lojtarët në jetën reale dhe në videolojën e FIFA -s, si dhe duke marrë parasysh një mostër të 192 ndeshjeve të fazës së grupeve dhe 64 të raundeve me eliminim direkt në pesë Kupat e Botës së fundit.

Lidhur me këtë, studiuesja BCA Research thekson: “Sa të sigurt jemi në zgjedhjen tonë të fituesit të Kupës së Botës? Ndërsa ne jemi të kënaqur me zgjedhjen tonë, Argjentina do të përballet me shumë ndeshje të ngushta gjatë fazës së eliminimit dhe finalja praktikisht do të jetë barazim”, ka shkruar BCA Resarch.

<p>The post Superkompjuteri parashikon finalen e madhe të Kupës së botës dhe fituesin mes Lionel Messit e Cristiano Ronaldos first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy