6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Rakiq paralajmëroi bllokim të rrugëve në veri, Kurti u bën thirrje serbëve t’i konvertojnë targat në RKS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve serbë t’i konvertojnë targat në RKS.

Këtë thirrje, shefi i qeverisë e tha pas vënies së gurthemelit të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë.

Ai shtoi se targat e stërvjetruara duhet që të konvertohen nga serbët.

“Unë i ftoj të gjithë qytetarët serbë që i kanë targat e stërvjetruara që t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”.

Thirrja e Kurtit vjen pak pasi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit që kishte me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nga Beogradi paralajmëroi bllokim të rrugëve në veri, në rast se Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe, shkruan Reporteri.net.

“Nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu drejt Kosovës qendrore”, tha Rakiq në një konferencë për media në Beograd.

Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se deri më tani, vetëm 20 qytetarë serbë të Kosovës i kanë pranuar targat e Republikës së Kosovës, duke i hequr ato ilegale, kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë deri në përfundim të afatit.

Kryeministri Kurti ka thënë dje se fushata negative nga Beogradi dhe aktet e dhunës ndaj disa personave që kanë konvertuar targat, ka bërë që shumë serbë të Kosovës të frikësohen t’i konvertojnë ato.

“Është fushata negative që e ka burimin në Beograd por edhe aktet e dhunës ndaj disa personave që i kanë konvertuar targat.

Këto akte të dhunës kanë ndikuar që këta serbë në vend se ti konvertojnë targat në RKS por në ato të Serbisë, sepse po frikësohen prej disa prej kriminelëve në veri, që siç kemi parë kanë djegur edhe vetura. Kjo kampanjë negative dhe dhuna ndaj serbëve janë të papranueshme për Qeverinë e Kosovë, dhe do të jenë të patolerueshme dhe sigurisht më parë herët sesa vonë”, u shpreh Kurti para mediave.

Kujtojmë se SHBA dhe BE-ja kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës shtyerje të afatit të targave edhe për 10 muaj. Kryeministri Kurti deri më tani nuk ka dhënë sinjale se kjo do të ndodhë./Reporteri.net

<p>The post Rakiq paralajmëroi bllokim të rrugëve në veri, Kurti u bën thirrje serbëve t’i konvertojnë targat në RKS first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy