6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Për nëntë muaj, 78 të vdekur nga aksidentet në komunikacion

Në muajin tetor është njoftuar për një numër të madh vdekjesh në komunikacion. Këtë javë në një aksident të rëndë trafiku vdiq një çift nga Drenasi, dy çiklistë vdiqën gjatë ditës së djeshme në komunikacion, njëri rast ndodhi në rrugën Prishtinë – Merdar e tjetri në Prizren. Jetën në një aksident trafiku në Hajvali të Prishtinës e humbi edhe një 34-vjeçar. Një tjetër këmbësor u shkel për vdekje në rrugën Prishtinë – Mitrovicë dhe po në këtë rrugë në fillim të tetorit u godit për vdekje edhe një grua.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentet në trafik që kanë ndodhur në nëntëmujorin e parë të këtij viti, janar-shtator 2022.

Për nëntë muaj në Kosovë në aksidente trafiku jetën e kanë humbur 78 persona.

“Në periudhën janar-shtator 2022 në Kosovë kanë ndodhur 69 aksidente fatale me 78 persona të vdekur”, ka konfirmuar Policia. Megjithatë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 kemi 12 vdekje më pak në komunikacion.

“Në vitin 2021 në periudhën e njëjtë kohore, si pasojë e aksidenteve kanë vdekur 90 persona. Apo 12 viktima më shumë sesa këtë vit”, bëhet e ditur në statistikat e Policisë, dërguar gazetës Express.

Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, numri i aksidenteve fatale ka rënë për shkak të vënies në qarkullim të automjeteve me pajisje inteligjente të Policisë së Kosovës.

“Këtë vit, në nëntë mujorin e parë të vitit kemi 12 vdekje me pak sesa vitin e kaluar. Sigurisht kanë ndikuar masat preventive që janë marrë nga ana e policisë, edhe aktiviteti i tyre që është shumë më i shpeshtë përmes automjeteve me pajisje inteligjente, që kanë filluar me funksionu para një muaji edhe qe menjëherë i ka dhënë edhe rezultatet që shpejtësia e zhvilluar brenda rrugëve ka fillu të zvogëlohet. Sigurisht që me zvogëlimin e shpejtësisë, zvogëlohen edhe aksidentet me fatalitet. Pra, shpejtësia e tejkalimet shkaktojnë aksidente me fatalitet”, tha Dedaj.

Policia informon se gjatë nëntë muajve në Kosovë kanë ndodhur 5 mijë e 827 aksidente me persona të lënduar, ku lëndime trupore kanë pësuar 11 mijë e 97 persona,

“Aksidente me dëme materiale janë regjistruar 9 mijë e 774. Teksa në total numri i aksidenteve është 15 mijë e 672”, bën të ditur Policia.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar 497 mijë e 856 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Në vitin 2021, periudha janar – shtator kemi pasur 10 mijë e 830 persona të lënduar në aksidente të ndryshme trafiku.

Këtë vit është rritur numri i gjobave në trafik, pasi vitin e kaluar në janar-shtator janë shqiptuar 351 mijë e 296 tiketa trafiku, apo mbi 14 mijë tiketa trafiku më pak sesa këtë vit.

Eksperti i komunikacionit Nol Dedaj, gjatë një bisede foli edhe për aksidentet fatale që ndodhën në muajin tetor, duke theksuar se viktima të aksidenteve janë kryesisht të rinjtë.

“Për fatin tonë të keq kanë shkuar të rinjtë, edhe unë shpesh e përmendi që në aksidentet me fatalitet vdesin personat nga mosha 19-30 vjeç, pra ajo është në përqindje, diku 60% janë të rinj që e humbin jetën në aksidente komunikacioni”, u shpreh ai.

Tutje, Dedaj tha që në Kosovë duhet të ketë institut për siguri rrugorë në mënyrë që për secilën vdekje të gjenden shkaktarët.

“Është shumë e nevojshme që secilit rast ti bëhet hulumtimi i elementeve të faktorëve që e kanë shkaktuar aksidentin, por Kosova nuk i ka institucionet e themeluara, si Instituti për Siguri Rrugore, ku në institut kishin me bë hulumtimin e këtyre elementeve”, u shpreh ai.

Si përfundim, Dedaj tha se ardhja e automjeteve me pajisje inteligjente ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të aksidenteve fatale dhe aksidenteve të tjera në përgjithësi.

Ai shtoi se për parandalimin e aksidenteve policia duhet që çdo javë ta ketë programin e saj të veprimit.

<p>The post Për nëntë muaj, 78 të vdekur nga aksidentet në komunikacion first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles