12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Mërgim Lushtaku kërkon të hiqet kufizimi për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se duhet hequr kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vite, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lushtaku në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës mori shembull rastin në Ferizaj ku patën humbur jetën tetë persona.

Deputeti tha se vetura në këtë aksident, Golf 2, nuk kishte “airbag”, e sisteme tjera të sigurisë që do të rrinin shanset për të mbijetur.

“Burrë e Grua kane humbur jetën në Drenas duke lënë pas 8 jetima. Vetura që kanë qenë duke vozitur ishte Golf 2. Të njejtin model veture e kishin edhe familja nga Shtimja që para disa viteve u shua. Golf 2 nuk ka as AIRBAG, as ABS, as sisteme tjera të sigurisë që do të rritnin shanset e mbijetesës në rast aksidenti. Ne duhet të garantojmë siguri më të madhe në komunikacion, duke e hequr kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet!”

<p>The post Mërgim Lushtaku kërkon të hiqet kufizimi për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy