12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Më 2020 Kosova ishte e 54-ta në sundim të ligjit, Miftaraj: S’ka vend për mburrje, me VV-në është më keq

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë të enjten se Kosova ka rënie të sundimit të ligjit prejse Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet.

Ai ka thënë se në vitin 2020 Kosova ishte renditur e 54’a për sundimin e ligjit, më 2021 e 60’ta dhe tash është bërë progresi për tri pozicione, e 57’ta.

“Me fjale tjera, Kosova eshte me keq ne renditje prej kohes kur ka ardh VV ne pushtet. Dhe nuk ka hapesire as per vetknaqesi e as per mburrje”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Sipas raportit World Justice Project, Kosova ka bërë progres 2.4 për qind në vitin 2022 krahasuar me vitin paraprak.

Kryeministri Kurti tha se ky është konfirmim se reformat e Qeverisë së tij po funksionojnë.

“Këtë vit, Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project) e ka renditur përsëri Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit. Ai gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe atë shpejtësi”, ka shkruar Kurti në Twitter.

This year, @TheWJP has again ranked the Republic of Kosova #1 in the Western Balkans on rule of law. It has also ranked Kosova #2 in the entire world for greatest improvement in rule of law over the past year. Independent confirmation that our reforms are working, and rapidly so. pic.twitter.com/bEhgsvWCgo

— Albin Kurti (@albinkurti) October 26, 2022

<p>The post Më 2020 Kosova ishte e 54-ta në sundim të ligjit, Miftaraj: S’ka vend për mburrje, me VV-në është më keq first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy