4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Kurti: Para fundit të vitit Kosova aplikon për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në Prishtinë, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Kurti e ka njoftuar Von der Leyen për avancimin e vazhdueshëm që Kosova po shënon në indikatorët ekonomikë dhe demokratikë, dhe për punën e qeverisë në reformën në drejtësi, përmbushjen e agjendës evropiane dhe për luftimin e krimi dhe korrupsionit.

Bëhet e ditur se ai veçoi të gjeturat e raportet ndërkombëtare që dëshmojnë për përparimin gradual por të vazhdueshëm të Kosovës në shumë fusha. Duke përfshirë këtu Raportin e Vendit për vitin 2022, që ishte ndër më të mirët në rajon, dhe tash së fundmi raportin e Projektit të Drejtësisë Botërore (WJP) i cili përveçse rendit Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit, e rendit atë në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë.

“Sa i përket rrugës së Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, Kurti tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian para përfundimit të këtij viti. Ky vendim vjen si rezultat i orientimit politik dhe vleror sa i Qeverisë ashtu edhe i qytetarëve të Republikës të cilët mbështesin masivisht dhe plotësisht integrimin në BE. Ndërkaq sa i përket liberalizimit të vizave, kryeministri Kurti u shpreh se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se liberalizimi tashmë është më se meritor për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se  në takim u diskutua edhe për krizën energjetike me të cilën po përballet i gjithë kontinenti evropian.

Është thënë gjithashtu se Bashkimi Evropian ka qenë partner i vazhdueshëm i shtetit të Kosovës.

“Në këtë takim të sotëm, u konfirmua ndihma e menjëhershme buxhetore prej 75 milionë euro për Kosovën në ballafaqimin me krizën energjetike. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të Kosovës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për këtë mbështetje e cila do të ndihmojë drejtpërdrejt në minimizimin e efekteve të krizës energjetike te qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.

<p>The post Kurti: Para fundit të vitit Kosova aplikon për anëtarësim në BE first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles