5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Kosova e para në rajon për përmirësimin e sundimit të ligjit, Kurti: Dëshmi se reformat tona po funksionojnë me shpejtësi

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një infografikë nga raporti i World Justice Project, ku Kosova renditet e para në rajon dhe e dyta në gjithë botën për përmirësim në sundimin e ligjit.

Kurti ka thënë se ky është konfirmim se reformat e Qeverisë së tij po funksionojnë.

“Këtë vit, Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project) e ka renditur përsëri Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit. Ai gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe atë shpejtësi”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet si shteti i dytë në botë për përmirësim në fushën e sundimit të ligjit për vitin 2022.

 

<p>The post Kosova e para në rajon për përmirësimin e sundimit të ligjit, Kurti: Dëshmi se reformat tona po funksionojnë me shpejtësi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles