12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Komuna e Drenasit i shpallë “qytetarë nderi” Edi Ramën dhe 4 ish-presidentët e Shqipërisë

Sot, në mbledhjen e rregullt të Asamblesë komunale, janë aprovuar disa vendime, në mesin e tyre, me propozim të Kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci, me vota unanime, janë shpallur “Qytetar Nderi”, katër ish-presidentët, Prof. Dr. Rexhep Meidani, Prof. Dr. Alfred Moisiu, Prof. Dr. Bamir Topi, Prof. Dr. Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe znj. Ana Roch.

Kjo e fundit është aktiviste për viktimat e dhunës së luftës në Kosovë, njëherit deputete e kantonit të Gjenevës.

Lladrovci ka shkruar se “Komuna jonë, pjesë e Drenicës dhe Kosovës, e njohur e mirënjohur për mikpritje, liridashës e atdhetar, djep i UÇK-së, është e nderuar që të gjithë të shpallurit “Qytetar Nderi”, nga sot, me nderim, do t’i ketë në mesin e vet”.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në mbledhjen e rregullt të Asamblesë komunale, kemi marrë disa vendime me rëndësi, kemi shpallur “Qytetar Nderi”, gjashtë personalitete.

I falënderoj të gjithë asamblistët për vendimin e shpalljes me vota unanime “Qytetar Nderi”, personalitetet në vijim: Prof. Dr. Rexhep Meidani, Prof. Dr. Alfred Moisiu, Prof. Dr. Bamir Topi, Prof. Dr. Bajram Begaj, z. Edi Rama dhe znj. Ana Roch.

Komuna jonë, pjesë e Drenicës dhe Kosovës, e njohur e mirënjohur për mikpritje, liridashës e atdhetar, djep i UÇK-së, është e nderuar që të gjithë të shpallurit “Qytetar Nderi”, nga sot, me nderim, do t’i ketë në mesin e vet.

Faleminderit Kryesues i Asamblesë, Milaim Hajdari dhe asamblistë, jam krenar me Juve!

<p>The post Komuna e Drenasit i shpallë “qytetarë nderi” Edi Ramën dhe 4 ish-presidentët e Shqipërisë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles