7.2 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Ilir Meta nënshkruan koalicion parazgjedhor me politikanin e shpallur ‘non grata’ nga SHBA’ja

Finalizimin e marrëveshjes mes PD e PL për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, në Shqipëri, Sali Berisha dhe Ilir Meta e firmosën mesditën e sotme.

Por para se të hidhnin firmat, dy aleatët opozitarë, Berisha e Meta zhvilluan një takim ‘kokë më kokë’, e më pas do zyrtarizojnë marrëveshjen e tyre.

I pari që ka mbërritur në ambientet ku do të firmoset kjo marrëveshje ka qenë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e më tej ish kryeministri Sali Berisha.

“Procesi i ekzekutimit politik të personit më negativ që ka patur Tirana ndonjëherë në qeverisje” -u shpreh Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat.

Meta ka mbështetur primaret e PD dhe ka kërkuar të ketë mbështetje për referendumet, ndërsa i ka dërguar një dokumet Berishës lidhur me parimet, pak para se të nënshkruhet marrëveshja.

Siç u mësua dje, Meta ka vendosur të marrë pjesë në primaret e ogranizuara nga PD. Meta foli edhe për një ‘super-politikan’ që të jetë në krye të këshillit bashkiak, nëse fitohen zgjedhjet vendore.

Mediat shqiptare raportojnë se Meta i ka kërkuar Berishës vetëm postin e këshillit bashkiak dhe Berisha ka qenë dakort që kreu i këshillit t’i tkojë Partisë së Lirisë. Emri, mund të jetë vetë Ilir Meta.

Ndryshe, kreu aktual i PD-së, Sali Berisha, në korrik të këtij viti ishte sanksionuar si non-grata nga SHBA-ja.

<p>The post Ilir Meta nënshkruan koalicion parazgjedhor me politikanin e shpallur ‘non grata’ nga SHBA’ja first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles