3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Hovenier dënon sulmet ndaj serbëve që pranuan targat RKS, thekson rëndësinë e shtyrjes së vendimit për targat

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar rastet e sulmeve ndaj serbëve që konvertuan targat e tyre në RKS, ku vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar tri raste të djegës së veturave apo pronës së tyre.

Hovenier e ka konsideruar të rëndësishme shmangien e tensioneve përmes shtyerjes së afatit për targat derisa tha se ShBA dënon aktet e hakmarrjes ndaj atyre që kanë ndërruar targat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“E rëndësishme për të shmangur tensionet dhe për të shtyrë zbatimin e rregullave të reja të targave. Ne gjithashtu dënojmë veprimet për të frikësuar ose për t’u hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar targat”, shkroi Hovenier në Twitter.

Ky reagim i Hovenierit erdhi si koment ndaj njoftimit të Këshilltarit Special Amerikan, Derek Chollet, për telefonatën e tij me Kryeministrin Albin Kurti, i cili njoftoi se pjesë e kësaj bisede ishte edhe kërkesa për shtyerje të afatit për implementimin e rregullit për targa.

“Fola sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskim apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, njoftoi Chollet.

Për këtë telefonatë është deklaruar edhe vetë kryeministri Kurti.

Kurti përmes një cicërime në Twitter, duke mos treguar shumë nga biseda e tyre, tha se e ka falënderuar Chollet për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA’ve për Kosovën në integrimin euroatlantik.

“Sot fola me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën për integrimin euroatlantik. Siç tregohet në @TheëJP Raporti i vitit 2022, Kosova duke u renditur si e para në ËB6 dhe i dyti më i përmirësuar në nivel global, ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë”, shkroi ai. /Reporteri.net/.

Brenda 24 orëve regjistrohen tri incidente në veri për shkak të targave

<p>The post Hovenier dënon sulmet ndaj serbëve që pranuan targat RKS, thekson rëndësinë e shtyrjes së vendimit për targat first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles