9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Hill: Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar që Kurti s’e shtyu afatin për targat


“I zhgënjyer dhe i shqetësuar” u shpreh ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, me refuzimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të shtyrë për 10 dhjetë muaj çështjen e riregjistrimit të targave serbe në RKS, raporton gazeta online Reporteri.net.

Christopher Hill në një përgjigje për median serbe “Blic.rs”  tha se Shtetet  e Bashkuara me partnerët e saj perëndimorë vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të konsiderojnë shtyrjen dhjetë nuajshe të afatit për ri-regjistrimin e targave.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë periudhën e zbatimit të riregjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, tha Hill, përcjell Reporteri.net.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndonëse i është kërkuar nga ShBA dhe BE që të shtyjë edhe për një periudhë dhjetë mujore çështjen e ri-regjistirmit të targave ilegale serbe në RKS, ka mohuar se do të ketë shtyrje të këtij afati të fundit kohor, përkatësisht më 31 tetor.

<p>The post Hill: Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar që Kurti s’e shtyu afatin për targat first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles