4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Haradinaj çon fjalë nga Deçani: Që një vit po punohet për marrëveshjen finale, isha personalisht i përfshirë edhe unë në të

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka thënë se ka qenë personalisht i angazhuar për këtë temë dhe se ka dhënë kontributin e tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Këtë deklaratë, Haradinaj e ka dhënë në një tubim që ka mbajtur me qytetarët e Deçanit.

“Ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam qenë personalisht i angazhuar për këtë temë dhe kam dhënë kontributin tim”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i tij:

Ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam qenë personalisht i angazhuar për këtë temë dhe kam dhënë kontributin tim.

Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s.

Gjatë bashkëbisedimit, përsëritëm shqetësimin tonë për gjendjen ekonomike, krizën energjetike në vend dhe mungesën e syqeltësisë së qeverisë për të marrë masat e duhura para se të vijë dimri.

<p>The post Haradinaj çon fjalë nga Deçani: Që një vit po punohet për marrëveshjen finale, isha personalisht i përfshirë edhe unë në të first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles