6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Halimi: Më 2020 Kosova ishte e 54-ta në sundim të ligjit, vendi i 57-të sivjet është dështim

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se mburrja e Qeverisë me raportin e “World Justice Project”, tregon mungesën e rezultateve konkrete qeverisëse në vend.

Halimi ka thënë se vendi i 57-të këtë vit, pasi që vitin paraprak ke qenë i 60-ti është dështim, sepse në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54-të.

“Kur të mungojnë rezultatet qeverisëse, nuk të mbetet rrugë tjetër, veç të mburresh me absurditete. Dështimi të shtyn madje të tentosh ta shesës si sukses vendin e 57-të në ‘World Justice Project’, ndërkohë që mandatin e ke marrë kur ke qenë në vendin e 54-të.

Nuk ka manipulim, nuk ka ‘World Project’ që e mbulon mungesën e projekteve madhore.
Vendi i 57-të këtë vit, pasi që vitin paraprak ke qenë i 60-ti është dështim, sepse në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54-të. Pra, si përfundim, nuk ka propagandë që e mbulon punën dhe angazhimin e vërtetë në qeverisje.
Histeri partiake për sukses.
Propaganda s’duket ndryshe”, ka shkruar Halimi.

<p>The post Halimi: Më 2020 Kosova ishte e 54-ta në sundim të ligjit, vendi i 57-të sivjet është dështim first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles