5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Flet Besnik Bislimi: Një veturë e policisë na doli përpara në rrugë, s’na la të hymë në Beograd

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili ishte nisur për në Beograd për të marrë pjesë në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, i është dashur të kthehet prapa në gjysmë të rrugës, pasi autoritetet serbe nuk garantuan për sigurinë e tij.

Bislimi ka thënë se vizita i ishte aprovuar; megjithatë, derisa po afrohej bashkë me delegacionin e tij në Beograd, një veturë e policisë nuk i la të kalonte, me pretekstin se për “arsye të sigurisë s’mund të bëhet”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Ne kemi bërë kërkesën për vizitë para një jave. Vizita është aprovuar. Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Tek aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë që na ka ndalë e ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet. Po del se është krejt manipulim… Doli një veturë shtesë, ka dalë konvoji dhe ka kërkuar të kthehemi se gjoja ka probleme për siguri. Ka thënë se po kërcënohet siguria”, ka thënë Bislimi nëpërmjet telefonit për KOHËN.

Lajmin për kthimin prapa të Bislimit në Kosovë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net vetë organizatori i kësaj konference, Dushan Janjiç.

“Po është e vërtetë, zoti Bislimi është rrugës duke u kthyer për në Kosovë”, tha ai për Reporteri.net.

Janjiç, i cili s’gjente kohë të shpjegonte më shumë për shkak se konferenca e forumit për marrëdhënie etnike po fillonte tha se brenda gjysmë ore do të tregojë më shumë për arsyet e kthimit të mbrapsht të zv/kryeministrit Bislimi.

Ai konfirmoi për Reporteri.net Bislimi u kthye mbrapsht për “shkaqe sigurie”.

Besnik Bislimi kthehet në gjysmë të rrugës, autoritetet serbe s’garantuan për sigurinë e tij në Beograd

Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje se zv.kryeministri Bislimi do të udhëtojë drejt Beogradit për të marrë pjesë në organizimin e Forumit Për Marrëdhenie Etnike.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00.

Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15″, thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. /Reporteri.net/.

<p>The post Flet Besnik Bislimi: Një veturë e policisë na doli përpara në rrugë, s’na la të hymë në Beograd first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles