5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Escobar tha se detajet e planit franko-gjerman bëhen publike shumë shpejt, Osmani paralajmëron takime me palët gjermane dhe franceze

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se asnjëherë nuk e ka mohuar ekzistencën e planit franko-gjerman për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo gjatë një konference me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë, të enjten, ka thënë se do të ketë takime në Bashkimin Evropian për detajet e kësaj iniciative.

“Në fakt asnjëherë nuk e kam mohuar, ky është një konstatim i gabuar. Në çdo deklaratë kam thënë se ekziston një deklaratë franko-gjermane. Do të ketë takime në mënyrë që detajet e kësaj iniciative që kanë për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon të shpjegohen më në detaje”, ka thënë Osmani.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt.

Escobar tha se  pas diskutimeve intensive me qeverinë e Francës dhe Gjermanisë, ka besim se do të fillojë angazhimi me publikun për të kuptuar thelbin e propozimit franko-gjerman.

“Kjo është një nismë e Bashkimit Evropian. Ne e mbështesim atë. Ne mbështesim çdo lëvizje në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pasi është e rëndësishme për stabilitetin rajonal. Është e rëndësishme për stabilitetin e evropianëve në një kohë kur po përballemi me kriza si ajo në Ukrainë dhe pjesë të tjera të Evropës. Sa i përket detajeve, dua të them se ato po diskutohen brenda kontekstit të dialogut të BE-së, të cilin ndonëse e mbështesim, ne nuk jemi palë në të. Unë besoj që shumë shpejt pasi të kenë pasur diskutime intensive me të dy qeveritë, ne do të fillojmë të angazhojmë publikun për të kuptuar thelbin e propozimit”, tha Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës.

 

Escobar: Detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

<p>The post Escobar tha se detajet e planit franko-gjerman bëhen publike shumë shpejt, Osmani paralajmëron takime me palët gjermane dhe franceze first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy