9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Edhe këtë e bën Prindon Sadriu, shfaqet i veshur me fanellë të Ballkanit në tribunën VIP

Në çdo ngjarje të rëndësishme, Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, e kthen fokusin e kamerave nga ai.

Sot ka vendosur që të befasojë publikun duke veshur fanellën e FC Ballkanit që po luan në “Fadil Vokrri” kundër Slavia Prague. Sadriu është i njohur për rënie në sy me uniforma të ndryshme.

Veshja e sotme e Sadriut është një tregues se ai është një merakli i uniformave.

Në shtator të vitit të kaluar, kur Kosova po luante ndaj Greqisë, po në stadiumin “Fadil Vokrri”, Sadriu befasoi me veshjen prej një ‘ushtari’.

Ai kishte zgjedhur të vishte pantallonat “ushtarak” në atë përballje.

Vlen të theksohet se ndonëse Zotëria i Parë ishte i pranishëm në stadium, Kosova nuk arriti të triumfonte ndaj Greqisë. Ndeshja kishte përfunduar me rezultat 1-1.

Zotëria i Parë ishte veshur me veshje ‘ushtarake’ edhe një vit më parë.

Në stërvitjen e FSK-së me ushtrinë amerikane në kuadër të “Defender-Europe 21″, krah presidentes ai pozoi i veshur si ushtarë.

Madje, ndër ata që reaguan lidhur me gardërobën e tij ishte deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ironikisht kishte shkruar se “çkapja e shtetit” po ndodh fuqishëm.

<p>The post Edhe këtë e bën Prindon Sadriu, shfaqet i veshur me fanellë të Ballkanit në tribunën VIP first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy