3.5 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

“E monopolizove Albulenë, më të mirët në opozitë e Qeveri – kadale se mundet msyshi”, Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend

“E them me bindje të plotë se ky Kuvend nuk ka pasur asnjëherë opozitë më të fuqishme se Vetëvendosje dhe Qeveri më të mirë se e jona”, ishte deklarata e Haxhiut e cila bëri që edhe Kryeparlamentari, Glauk Konjufca të ndërhyjë në debatin mes ministres dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Konjufca sugjeroi Haxhiun dhe Musliun që t’i ndajnë meritat bashkë.

“Pse s’pi ndani kapak meritat. Albulenë e monopolizove krejt, edhe në opozitë më të mirë edhe në Qeveri. Kadal se mundet msyshi, nuk bën ashtu”, ishte deklarata e Konjufcës e cila shkaktoi të qeshura në Kuvend.

Pas deklaratës së ministres Haxhiut, Musliu kërkoi të replikonte ani pse nuk e kishte më të drejtën siç tha Konjufca.

“Ju jeni veç për opozitë, për Qeveri jeni tregu që s’ja keni haberin”, tha shkurt Musliu.

Këtu ndërhyri sërish Kryeparlamentari ku me të qeshur tha “Albulena po thotë që m’ka lënë pa tekst, kështu që vazhdojmë”, tha Konjufca./Reporteri.net/

<p>The post “E monopolizove Albulenë, më të mirët në opozitë e Qeveri – kadale se mundet msyshi”, Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles