7.2 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Del nga shtypi vepra e Ag Apollonit – “Kësulkuqja, përallë për të rritur”

Që nga nëntori 2020 kur e botoi “Një fije shprese, një fije shkrepëse” lexuesit s’i ka rënë në duar një roman i ri i autorit Ag Apolloni. Pas dy vitesh, Apolloni vjen me një përallë për të rritur – “Kësulkuqja”.

Me romanin “Kësulkuqja, përallë për të rritur”, autori na shpaguan për pritshmërinë dy vjeçare. Siç tregon ai, romani flet për “një Kësulkuqe koetuese dhe një Ujk të sëmurë”.

“Është një histori dashurie dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh”, shpjegoi Apolloni në profilin e tij në Facebook.

Të marten vepra del nga shtypi në Kosovë nga shtëpia botuese “Bard Books” ndërsa në Shqipëri shtëpia botuese “Albas” e nxori nga shtypi këtë të enjte.

Ag Apolloni, shkrimtar

“Nuk isha në ditët më të mira kur po e shkruaja, por shpresoj të jetë më e mira që kam shkruar”, u shpreh autori.

Ag Apolloni për veprën e tij të re shpjegon se aty përdoret “cartoon logic” brenda artit kombinatorik, ku ndërfuten elemente teatrore, filmike dhe muzikore; është një prozë që ka poezinë dhe dramën brenda.

Por, kujdeset të përfundojë ai, “Ky nuk është roman dokumentar, as përrallë e pastër”./Reporteri.net/

<p>The post Del nga shtypi vepra e Ag Apollonit – “Kësulkuqja, përallë për të rritur” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy