5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

BE-ja i bën sërish thirrje Kosovës që ta shtyjë edhe për 10 muaj afatin për zëvendësimin e targave

Bashkimi Evropian ka kërkuar sërish nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë edhe për 10 muaj afatin për zëvendësimin e targave.

BE-ja  ka përsëritur qëndrimin se Kosova ka të drejtë legjitime për vendimin e saj për t’i ndërruar targat, por ka thënë se “është jashtëzakonisht e rëndësishme të parandalohen çdo lëvizje që do të çonte në rritje të tensioneve”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë se vendimi i Kosovës për riregjistrimin e targave është legjitim. Megjithatë, sipas Marrëveshjeve për Lirinë e Lëvizjes në Dialog nga viti 2011 dhe 2016, është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani dhe që të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje me praktikën evropiane”, shpjegoi Stano për N1.

“Përfundimet e vitit 2016 për lirinë e lëvizjes përfshinin afate për riregjistrim, të cilat duhet të japin udhëzime. Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë prej 12 muajsh për riregjistrim. Sipas të njëjtit arsyetim, tani po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj. Kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më kuptimplote dhe gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur. Kjo gjithashtu do t’i mundësonte Kosovës që të gjithë serbët e Kosovës në veri të marrin kartat e identitetit të Kosovës dhe patentë shoferët e Kosovës”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së thotë se tensionet janë ajo që “më së paku i duhen Kosovës dhe Serbisë.

“Të dyja palët duhet të punojnë për vazhdimin e dialogut, i cili do të rezultojë në marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. BE-ja, së bashku me partnerët e saj, po punon me të dyja qeveritë për të parandaluar çdo përshkallëzim të tensioneve, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me interesat e të dy popujve. Interesi i tyre më i rëndësishëm është të ecin përpara drejt Evropës”, tha ai.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve për një qasje konstruktive.

“Mesazhi ynë mbetet i njëjtë – duhet të veprojmë në mënyrë konstruktive, të gjejmë një zgjidhje për të gjitha çështjet ekzistuese dhe të parandalojmë lëvizjet e njëanshme”, tha Stano.

Gjatë ditës së sotme, Ministria e Punëve të Brendshme tha se gjatë 24 orëve të fundit në veri të Kosovës janë regjistruar tri raste të djegës së veturave apo pronës së qytetarëve që kanë konvertuar targat e tyre nga ato që lëshohen nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës. /Reporteri.net

<p>The post BE-ja i bën sërish thirrje Kosovës që ta shtyjë edhe për 10 muaj afatin për zëvendësimin e targave first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles