12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Zyra e Konjufcës i reagon “Srpskas”: Ka 4 muaj që s’vinë në Kuvend, nesër mungojnë se shkojnë në Beograd

Shefi i stafit të zyrës së kryekuvendarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj “Listës Serbe” të cilët nesër do të qëndrojnë për vizitë në Beograd e ku do të takohen me Aleksander Vuçiqin.

Ai ka thënë se janë bërë katër muaj që partia e Goran Rakiqit bojkoton Kuvendin e Kosovës derisa do të mungojnë edhe në seancën e caktuar për nesër meqë do të udhëtojnë drejt Beogradit.

Kërçeli ka thënë se është mirë të rikujtohet dhe të rikonfirmohet edhe për ndërkombëtarët që “Lista Serbe” vazhdon të mbajë konsultime në Beograd.

Reagimi i plotë:

Nesër më datë 27.11.2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare të radhës. Siç e dini, tash e katër muaj rradhazi Lista Serbe nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe i bojkoton në tërësi angazhimet e saj.

E pikërisht nesër, Lista Serbe nuk vjen në punimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, por shkon në punimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, të kryesuar nga Vuçiq.

Me këtë rast është mirë të i rikujtojmë dhe rikonfirmojmë publikut të gjerë vendor e ndërkombëtar se Lista Serbe vazhdon të mbaj konsultimet dhe punimet e saj vetëm me dhe në Beograd!

<p>The post Zyra e Konjufcës i reagon “Srpskas”: Ka 4 muaj që s’vinë në Kuvend, nesër mungojnë se shkojnë në Beograd first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles