8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Zjarr te barakat në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një zjarr që ka përfshirë barakat në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”, tha Borovci.

Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar.

“Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, përfundoi Borovci./Reporteri.net/

<p>The post Zjarr te barakat në Lagjen e Spitalit në Prishtinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy