5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Vuçiq bisedon me Ramën e Kovaçevskin: Ballkani i hapur do të thotë paqe, së bashku jemi gjithmonë më të fortë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka  njoftuar se ka zhvilluar një video-konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut në kuadër të nismës për Ballkanin e Hapur.

“Kam folur me Edi Ramën dhe Kovaçevskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe për takimin e ardhshëm në kuadër të procesit të Berlinit. Një Ballkan i hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit tanë në rajon, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar Vuçiq.

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë nënshkruar deri më tani disa marrëveshje dhe memorandume në kuadër të Ballkanit të Hapur./Reporteri.net

<p>The post Vuçiq bisedon me Ramën e Kovaçevskin: Ballkani i hapur do të thotë paqe, së bashku jemi gjithmonë më të fortë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,593FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles