4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Vizita e Von der Leyen në Kosovë, Policia njofton se do të bllokohen përkohësisht disa rrugë nesër

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë bllokim të përkohshëm të disa segmenteve rrugore, shkaku i vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe delegacionit të saj shoqërues, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se do kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të  bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore drejt kryeqytetit, ku pritet të kalojë eskorta. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, për këto ndërprerje të shkurtër të trafikut, e cila bëhet për shkaqe operacionale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me krerët e shtetit.

Von der Leyen do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani si dhe Kryeministrin Albin Kurti, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Njëherit ajo pritet që së bashku me Kurtin dhe ministret e tij, Rizvanollin dhe Nagavcin, ta vizitojë një projekt për energji, të financuar nga BE’ja.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidentja von der Leyen do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurt, si dhe do të vizitojë një projekt të financuar nga BE-ja për efiçiencën e energjisë, me kryeministrin e Kosovës dhe ministrat e Ekonomi dhe Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Artane Rizvanoli dhe Arbërie Nagavci.”

Agjenda e Ursula von der Leyen:

09:00 – arrin në zyrën e presidentes Osmani.

09:20 – fillon takimi mes von der Leyen dhe Osmanit dhe delegacioneve të tyre.

10:05 – nis konferenca e Osmanit dhe von der Leyen.

10:30 – arrin në zyrën e kryeministrin Kurti.

10:55 – nis takimi mes Kurtit dhe von der Leyen. /Reporteri.net/.

<p>The post Vizita e Von der Leyen në Kosovë, Policia njofton se do të bllokohen përkohësisht disa rrugë nesër first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy