12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

“Vazhdim i negociatave të Serbisë me BE-në vetëm pas sanksioneve ndaj Rusisë”

Eurodeputeti kroat Tonino Picula vlerësoi se negociatat e mëtejshme të BE-së me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë nëse nuk përafrohet me politikën e jashtme evropiane dhe nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, raportoi e përditshmja serbe “Danas”, përcjell Reporteri.net.

“Vuçiç do të duhet të zgjidhë problemin, aty ku Serbia përket në të vërtetë. Ajo nuk duhet t’i kthejë shpinën Perëndimit, por t’i bashkohet”, tha Picula, raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për rekomandimet për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ai këtë e tha në një panel të organizuar nga Zyra e BE-së për ndikimin e situatës gjeopolitike në politikën e zgjerimit, strategjinë e re dhe ndryshimet e propozuara nga PE në procesin e anëtarësimit, transmeton agjencia Hina.

“Ne do të dëshironim që negociatat e mëtejshme me Serbinë të vazhdojnë vetëm nëse ai vend përafrohet me politikën e jashtme evropiane dhe vendos sanksione ndaj Federatës Ruse,” theksoi Picula i cili prezantoi një strategji të re që duhet të miratohet në PE në Nëntor.

Ish-ministrja e Jashtme kroate Vesna Pusiç tha se mendon se Serbia përfundimisht do të përfundojë në mesin e vendeve të BE-së.

Megjithatë, ajo shtoi se pyetja është se sa do të zgjasë dhe sa probleme dhe kërcënime të mundshme të sigurisë do të krijohen ndërkohë nga një politikë e tillë aktuale.

Sa i përket Bosnjës dhe Hercegovinës, Pusiç tha se liderët aktualë politikë në atë vend kanë “frikë vdekjeje” nga BE-ja, sepse do të përfundonin në burg nëse i bashkohen BE-së për shkak të korrupsionit.

“Kjo është arsyeja pse ata janë kundër BE-së. Me liderët politikë (Dragan) Çoviç, (Bakir) Izetbegoviç dhe (Milorad) Dodik, Bosnja dhe Hercegovina nuk do të përparojë kurrë drejt BE-së,” tha ish-shefja e diplomacisë kroate, transmeton Reporteri.net.

Eurodeputeti kroat Tomislav Sokol vlerësoi se Serbia është burim i destabilitetit në këtë pjesë të Evropës, i ndërthurur me shërbimin sekret rus.

Ai tha se Serbia ka një politikë ekspansioniste që është më e dukshme në Mal të Zi, si dhe se presidenti i Serbisë “ulet në dy karrige” dhe shikon BE-në me “fikun në xhep”.

Duke folur për BeH-në, Sokol vlerësoi se kroatët në atë vend janë të vetmit që duan realisht të anëtarësohen në BE./Reporteri.net/

<p>The post “Vazhdim i negociatave të Serbisë me BE-në vetëm pas sanksioneve ndaj Rusisë” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy