4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Usrula von der Leyen nesër në Kosovë, BE tregon arsyen e vizitës

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Zyra e BE-së në Kosovë.

Presidentja e KE-së fillimisht do të takohet me të paren e shtetit, Vjosa Osmani dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimeve do të ketë edhe një konferencë për media e planifikuar rreth orës 10:00.

Von der Leyen sot ka nisur vizitën e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shteti i parë pritës është Maqedonia e Veriut ku nga atje nesër vjen në Kosovë. Pas Kosovës, presidentja e KE-së do të shkojë në Shqipëri, ndërsa të premten në mëngjes do të udhëtojë drejt Bosnje e Hercegovinës, më pas në Serbi dhe krejt në fund, të shtunën, ajo do të qëndrojë në Mal të Zi.

Siç bën të ditur BE-ja, arsyeja kryesore e ardhjes së von der Leyen në rajon është diskutimi për krizën energjetike dhe ofrimi i mbështetjes së Unionit.

“Shantazhi energjetik i Rusisë dhe manipulimi i tregjeve nuk po e kursen Ballkanin Perëndimor. BE-ja është e vendosur të mbështesë partnerët tanë në përballimin e çmimeve të larta të energjisë dhe përmirësimin e sigurisë së tyre energjetike në afat të gjatë. Ky është konteksti i vizitës së Presidentit von der Leyen në Ballkanin Perëndimor këtë javë”, thuhet në njoftim.

<p>The post Usrula von der Leyen nesër në Kosovë, BE tregon arsyen e vizitës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles