12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Tre persona të lënduar në aksidentin në lagjen “Velania” në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Në aksidentin mes dy automjeteve, tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “1 Tetori” Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./Reporteri.net/

<p>The post Tre persona të lënduar në aksidentin në lagjen “Velania” në Prishtinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy