9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Rasti i Marigona Osmanit, prokurori Avdiu: Ngjarja makabër që tronditi opinionin do të vërtetohet

Prokurori Valdet Avdiu para gjykatës tha se ngjarja makabër që ka tronditur opinionin publik në rastin e vrasjes së Marigona Osmanit do të vërtetohet me provat e prokurorisë.

Prokurori këtë e deklaroi në fjalën e tij hyrëse.

Në anën tjetër mbrojtësja e Arbër Sejdiut, avokatja Arbnora Shefkiu tha se prezenca e klientit të saj në të njëjtin vend me Krivaçën nuk e bënë atë përgjegjës.

“Një gjë prezenca e Arbër Sejdiut në ditën kritike në të njëjtin ambient me bashkë të pandehurin Dardan Krivaça nuk e bën përgjegjës sipas aktakuzës të prokurorit të shtetit. Përgjegjësia e tij e vetme është se ka qëlluar në moment dhe në vend të gabuar andaj gjatë këtij shqyrtimi do të dalim në përfundim në këtë fakt”, tha Shefkiu, raporton Kallxo.com.

Ndërsa mbrojtësi i Dardan Krivaçës, avokati Admir Salihu kërkoi përsëri një ekzaminim mjekësor të klientit të tij.

“I shpreh ngushëllime familjes dhe lidhur me aktvendimin e kundërshtimit të aktakuzës kam kërkuar një ekzaminim mjekësor i cili nuk është bërë dhe nëse do bëhej do t`i vendosej epilog këtij rasti”, tha avokati Salihu.

<p>The post Rasti i Marigona Osmanit, prokurori Avdiu: Ngjarja makabër që tronditi opinionin do të vërtetohet first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles