6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Qeveria ndan 4.2 milionë euro për blerjen e barnave esenciale

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 4 milionë e 200 mijë e 100 euro për Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës për blerjen e barnave nga lista esenciale.

Ministri i Finanacave, Hekuran Murati, deklaroi se ka buxhet për ndarjen shtesë me kërkesë së ShSKUK-së.

“Ka qenë kërkesë për ndarje të mjeteve shtesë për sigurimin e barnave esenciale deri në fund të vitit. Bëhet fjalë për shumën prej 4 milionë e 200 mijë e 100 euro dhe mjetet e ndara merren nga kontingjenti i Ministrisë së Financave. Buxheti shtesë që mund të ndahet”, tha Murati.

Ndarja e kësaj shtese mori aprovimin e të gjithë ministrave.

<p>The post Qeveria ndan 4.2 milionë euro për blerjen e barnave esenciale first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles