6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Qeveria i ndan 92 mijë euro për Subvencionimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 92 mijë euro për Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i revistës prestigjioze The Economist, që u mbajt dje në kryeqytet.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se Qeveria kështu po iu bashkohet bizneseve që kanë kontribuar për ta sjell këtë organizim në Kosovë, duke ndarë këto para nga kategoria e shpenzimeve të paparashikuara.

“Bizneset kosovare kanë dhënë kontribut për ta mbështetur këtë konferencë, por meqenëse ka nevojë edhe për mjete shtesë, pjesën e mbetur prej 92 mijë eurove kërkojmë që ta miratojmë me anë të këtij propozimi”, tha Murati.

Ministri tha se konsideron se kjo është “një shumë simbolike për të mbështetur konferenca të tilla edhe në të ardhmen”.

Nën organizimin e prestigjiozes The Economist, gjatë të martës në Prishtinë është mbajtur Samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit fokusi ishte tek agresioni ushtarak rus në Ukrainë, mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në rajon e botë.

 

<p>The post Qeveria i ndan 92 mijë euro për Subvencionimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy