9.1 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Projektkodi Civil së shpejti në Kuvend, deputetët e VV-së i thonë “JO” nëse s’ka ndryshime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se Projektkodi Civil shumë shpejt do të procedohet për votim në Kuvend.

Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë u shpreh optimiste për miratimin e tij, shkruan Gazeta Online Reoprteri.net.

Haxhiu tha se për Projektkodin Civil ka pasur takime edhe me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes.

“Projektkodin Civil shumë shpejt do ta procedojmë në Kuvend, dhe kësaj radhe do të kaloj në Kuvend sepse është një dokument i rëndësishëm”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë”, tha Haxhiu në konferencë.

Por, deputetët e VV-së, që kanë votuar kundër këtij Projektkodi, vazhdojnë të mos ndryshojnë qëndrimet e tyre.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net thotë se vota e tij do të mbetet e pandryshueshme, nëse përmbajtja vazhdon me qenë e njëjtë, siç ka qenë.

“Nuk kam ndryshuar qëndrim, por varet qysh vjen Kodi. Nëse ka përmbajtjen e njëjtë, vota është e njëjtë”, tha Rrahmani për Gazetën Online Reporteri.net.

Edhe deputetja tjetër nga radhët e VV-së, Labinotë Demi Murtezi ka dhënë sinjale se nuk do ta votojë nëse Projektkodi nuk vjen me ndryshime.

“Nuk e kam parë dokumentin me ndryshime. Nuk mund të flas pa e parë”, tha shkurt Demi Murtezi për Gazetën Online Reporteri.net.

Në mars të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk e kaloi në lexim të parë Projektkodin Civil.

Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë./Reporteri.net/

<p>The post Projektkodi Civil së shpejti në Kuvend, deputetët e VV-së i thonë “JO” nëse s’ka ndryshime first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy