3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Osmani: Nuk ka presion nga ndërkombëtarët, besoj se do të gjendet një zgjidhje ku respektohet afati

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk i quan presion deklaratat e ndërkombëtarëve për shyrtjen e afatit për targat e automjeteve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Osmani tha se gjithçka çka vjen nga miqtë ndërkombëtarë është sugjerim me qëllim të mirë, dhe se siç thotë ajo “do ta gjejmë një zgjidhje ku qytetarët serb nuk do të ndihen të kërcënuar e as të frikësuar”.

Këto deklarata presidentja e vendit i bëri pas pjesëmarrjes në mbjelljen e drunjve në aksin rrugor tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

“Në radhë të parë unë nuk do ta quaja presion, gjithçka çka vjen nga miqtë tanë është sugjerim me qëllimin më të mirë të mundshëm dhe sikurse ne si liderë institucionalë ashtu edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, qëllimin e kemi që të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë e përtej saj, kurse sa i përket qëndrimit tim rreth targave e kam dhënë para disa ditësh, pra kjo është çështje e sundimit të ligjit dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë do ta gjejmë një zgjidhje ku qytetarët serb nuk do të ndihen të kërcënuar e as të frikësuar”, tha Osmani.

Osmani tutje ka shtuar se duhet gjetur një zgjidhje e përbashkët, ku respektohen obligimet ligjore e kushtetuese të Kosovës, që serbët që jetojnë në Kosovë të ndjehen të mbrojtur.

“Pra ne duhet të ulemi dhe ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët ku edhe respektohen obligimet ligjore e kushtetuese që i kemi ne, e në anën tjetër të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë ndihen të mbrojtur e mbi të gjitha i mbrojmë mbi kërcënimet e vazhdueshme që po ua bëjnë bandat kriminale serbe dhe besoj se do të gjendet një zgjidhje përpara që edhe do t’i mbrojë serbët por edhe do të respektohet afati”, tha presidentja Osmani./Reporteri.net/

<p>The post Osmani: Nuk ka presion nga ndërkombëtarët, besoj se do të gjendet një zgjidhje ku respektohet afati first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles