5.3 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Nesër mbahet seancë plenare, në rend dite Projektligji për caktimin e çmimeve tavan

Nesër nga ora 10:00 do të fillojë seanca plenare në Kuvendin e Kosovës.

Kjo seancë ka 15 pika të rendit të ditës, njofton Drejtoria e Kuvendit.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-179  për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,

7. Votimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,

8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

12. Shqyrtimi i  Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të Përgjithshëm për Raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,

14. Propozimi i GP “Multietnik” dhe i GP-LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

15. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

<p>The post Nesër mbahet seancë plenare, në rend dite Projektligji për caktimin e çmimeve tavan first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy