5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Kurti tha se s’ka shtyerje të afatit për targa, Lista Serbe kërkon takim “urgjent” me Vuçiqin

Lista Serbe ka kërkuar takim urgjent me Vuçiqin pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  gjatë ditës së djeshme ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje më 31 korrik. E kemi shtyrë për një muaj dhe në vend se të jetë më 1 tetor është data 1 nëntor, pra data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat kanë automjete me targa të stërvjetëruara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale”, tha Kurti.

Në reagimin e Listës Serbe propagandohet se “më 1 nëntor do  të fillojë konfiskimi i pronës së qytetarëve serbë dhe automjeteve me targa serbe”.

“Deklaratat e fundit të Albin Kurtit tregojnë qartë se në Prishtinë nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje dhe kompromis, por vetëm dëshirë për të shkaktuar kriza dhe tensione, veçanërisht në veri të Kosovës. Populli serb në Kosovë i beson vendit të tij. Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, së bashku do t’u përgjigjemi të gjitha sfidave që na presin”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Kurti gjatë ditës së djeshme tha se fushata negative nga Beogradi dhe aktet e dhunës ndaj disa personave që kanë konvertuar targat, ka bërë që shumë serbë të Kosovës të frikësohen t’i konvertojnë ato.

“Është fushata negative që e ka burimin në Beograd por edhe aktet e dhunës ndaj disa personave që i kanë konvertuar targat.

Këto akte të dhunës kanë ndikuar që këta serbë në vend se ti konvertojnë targat në RKS por në ato të Serbisë, sepse po frikësohen prej disa prej kriminelëve në veri, që siç kemi parë kanë djegur edhe vetura. Kjo kampanjë negative dhe dhuna ndaj serbëve janë të papranueshme për Qeverinë e Kosovë, dhe do të jenë të patolerueshme dhe sigurisht më parë herët sesa vonë”, u shpreh Kurti para mediave. /Reporteri.net

<p>The post Kurti tha se s’ka shtyerje të afatit për targa, Lista Serbe kërkon takim “urgjent” me Vuçiqin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles