3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Krisja Gjermani-Francë, Scholz e Macron takohen në Paris nën hijen e mosmarrëveshjeve

Presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz nuk i kursyen buzëqeshjet, teksa u takuan në Paris për të diskutuar mbi bashkëpunimin e ardhshme në Europë.

Por pas dashamirësisë që i treguan kamerave, të dyja palët e dinë se marrëdhënia më e rëndësishme e bllokut europian, është si kurrë më parë në vështirësi.

Udhëheqës të dy vendeve më të pasura dhe më me ndikimi të Bashkimit Europian, kanë divergjenca lidhur me një sërë çështjesh kritike; duke filluar nga reagimi ndaj krizës energjetike, tek marrëdhëniet me Kinën e deri tek politikat fiskale.

Por Franca u kujdes të theksonte të mërkurën se lidhjet miqësore me Gjermaninë mbeten të paprekura.

“Ne duam të sigurojmë që motori franko-gjerman të vazhdojë të jetë në lëvizje dhe vizita e kancelarit gjerman në Elize për t’u takuar me presidentin Macron, është dëshmi se kjo miqësi është gjallë dhe mirë. Tregon gjithashtu dëshirën tonë për të bërë përpara së bashku e për të tejkaluar edhe vështirësitë e momentit kur prioritetet e një vendi, jo domosdoshmërisht përputhen me ato të një tjetri”, u shpreh Olivier Veranz.

Krisja aktuale po pengon aftësinë e BE-së për të vepruar në kohë krize. Blloku po has vështirësi në arritjen e një marrëveshje nëse do të vendosë ose jo një çmim tavan për gazin në përgjigjie të luftës ruse në Ukrainë.

Mosmarrëveshjet po ndikojnë gjithashtu edhe në planet e Europës për të ndërtuar avionët e luftës së gjeneratës së re, projektet e gazsjellëseve rreth unionit, e planet e Gjermanisë për të lejuar Kinën të investojë në portet e saj.

Vendimi i Macron javën e kaluar për të shtyrë një mbledhje të përbashkët kabineti vuri në pah frustrimin e kreut të Elizesë. Berlini fajësoi vështirësitë logjistike , por sipas analistëve shtyrja për në janar e ministerialit franko-gjerman, tregon se sa e madhe është çarja në marrëdhëniet mes dy vendeve./A2CNN

<p>The post Krisja Gjermani-Francë, Scholz e Macron takohen në Paris nën hijen e mosmarrëveshjeve first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles