8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

“Kosovës i duhet energjia dhe besimi juaj”, Memli Krasniqi fton të rinjtë t’i bashkohen platformës Rinia 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nëpërmjet një video-adresimi drejtuar të rinjve, ka ftuar ata t’i bashkohen platformës Rinia 2022.

Ai tha se rinia përmes angazhimit të hershëm politik mund të kontribuoj për t’i ndryshuar për të mirë gjërat në shoqëri.

Si dikush që rrugëtimin politik e ka nisur si i ri, Krasniqi tha se janë tri gjëra që ju garanton – dhe të cilave ua njeh peshën për të rinjtë që i bashkohen PDK-së: Hapësirë për veprim, Besim në angazhim dhe Përgjegjësi në vendimmarrje.

“Pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme të Rinisë Demokratike të Kosovës, ne po lansojmë platformën digjitale rinia2022.org – ku secili mund të regjistroheni e të anëtarësoheni brenda 30 sekondave. Afati për t’u regjistruar dhe për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor është deri më 20 nëntor”, është shprehur kryetari i PDK-së.

Krasniqi theksoi se Kosovës i duhet energjia, vullneti dhe besimi i rinisë për ta përshpejtuar rrugën e zhvillimit për të cilën aq shumë ka nevojë.

“Secili që anëtarësohet do të jetë i barabartë në ndikim, duke garuar për përgjegjësi udhëheqëse, ose duke zgjedhur ata që besoni se do t’ju përfaqësojnë më së miri në krye të Rinisë Demokratike, në Degë, ose në Qendër. Klikoni në faqen rinia2022.org, plotësoni formularin dhe bashkohuni me ne në rrugëtimin tonë të përbashkët për një Kosovë më të mirë!”, shtoi Krasniqi.

<p>The post “Kosovës i duhet energjia dhe besimi juaj”, Memli Krasniqi fton të rinjtë t’i bashkohen platformës Rinia 2022 first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy