5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Incidenti në Universitetin e Gjakovës, profesori i përshirë në përleshje vazhdon të ligjërojë, vendimi për të në duart e Senatit

Autor: Egzona Krasniqi

Valdet Hysenaj, Profesor i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës vazhdon të ligjërojë në këtë universitet, përkundër faktit se ndaj tij ka rast të hapur në polici.

Siç u raportua ditë më parë, Valdet Hysenaj dhe zyrtari për shërbimin e studentëve në Fakultetin e Edukimit përfunduan diskutimet e ashpra me përleshje, ku një nga ta përfundoi edhe me lëndime trupore.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se lidhur me këtë incident ka rast të hapur në polici.

“Me datë 03.10.2022 rreth orës 11:00 Stacioni Policor në Gjakovë është njoftuar për një incident në Fakultetin e Edukimit “Fehmi Agani” në Gjakovë në mes të dy zyrtarëve punonjës të po të njëjtit fakultet. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku si pasojë e atij incidenti njëri nga personat e përfshirë në rast kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar një person lindur në vitin 1964 i cili pas intervistimit në konsultim me Prokurorin Kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndërkaq, nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në një përgjigje për Reporteri.net kanë konfirmuar se profesori Hysenaj vazhdon të ligjërojë në këtë universitet, por kanë kanë thënë se Këshilli i Etikës tashmë ka marrë një vendim-propozim lidhur me incidentin e datës 3 tetor në hapësirat e Fakultetit të Edukimit dhe se ky vendim do t’i paraqitet Senatit për miratim.

“Po, Këshilli i Etikës tashmë ka marrë një vendim-propozim lidhur me incidentin e datës 3 tetor në hapësirat e Fakultetit të Edukimit në UFAGJ. Në hapin e radhës, vendimi i Këshillit të Etikës do t’i paraqitet Senatit për miratim. Profesori Hysenaj vazhdon të mbajë mësim gjer në mbledhjen e radhës së Senatit, në të cilën pritet të merret vendimi për të.

Incidenti kishte ndodhur më 3 tetor. /Reporteri.net

<p>The post Incidenti në Universitetin e Gjakovës, profesori i përshirë në përleshje vazhdon të ligjërojë, vendimi për të në duart e Senatit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy