9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

IKSHPK paralajmëron për dy variante të reja të koronavirusit, nëse i keni këto simptoma testohuni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për vaksinim dhe zbatim të masave të tjera preventive kundër sëmundjeve ngjitëse. Paralajmërimi i IKSHPK-së vjen pasi ECDC paralajmëroi se këto variante mund të rrisin ndjeshëm numrin e rasteve me Covid-19.

“Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia ende nuk ka mbaruar. Sipas vlerësimit të fundit në SHBA, del se BQ.1 dhe BQ.1.1 janë të lidhur ngushtë dhe përbëjnë 16.6% të varianteve të koronavirusit në vend, vlerë kjo e cila gati është dyfishuar nga java e kaluar, pëderisa Evropa pret që ato të bëhen variantet dominuese brenda muajit të ardhshëm. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se këto variante mund të rrisin numrin e rasteve në javët dhe muajt e ardhshëm në rajonin evropian”, thuhet në paralajmërimin e IKSHPK-së, të shpërndarë në ‘Facebook’.

Sipas IKSHPK-së, këto dy lloje variantesh kanë ashpërsi më të shtuar të sëmundjes, ndryshe nga variantet e tjera dominuese të mëhershme.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë javë tha se BQ.1.1 po qarkullon në të paktën 29 vende. CDC e SHBA ka konfirmuar se BQ.1 dhe BQ.1.1 javën e kaluar u vlerësua se përbën 9.4% të varianteve qarkulluese”, vijon më tej njoftimi i IKSHPK-së.

“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19”, përfundon njoftimi.

IKSHPK bën thirrje që  të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen. /Reporteri.net

<p>The post IKSHPK paralajmëron për dy variante të reja të koronavirusit, nëse i keni këto simptoma testohuni first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles