7.2 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

I vetmi “hir shpëtimi” është Kosova në OKB dhe Serbia në BE, thotë ish-ambasadori serb në Uashington


I vetmi “hir shpëtimi” për Serbinë dhe popullin serb është që Kosova të merr ulësen e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Serbia të anëtarësohet menjëherë në Bashkimin Evropian, ka thënë ish-ambasadori serb në ShBA dhe Zvicer, njëherit edhe historiani, Milan Protiç, në emisionin “Pola sata Demostata”, shkruan gazeta online Reporteri.net.  

Protiç është shprehur me mllef duke thënë se Kosova “le ta merr atë djall ulëse në OKB” në këmbim të anëtarësimit të menjehershëm në Bashkimin Evropian.

Historiani dhe diplomati tha se Serbia ka nevojë “të mbijetojë” si shtet, dhe se kjo gjë në rrafshin politik nënkupton pikërisht pajtimin e Serbisë që Kosova të fitojë ulësen e saj në Kombe të Bashkuara.

Protiç kaherë ka qenë i mendimit se Serbia duhet ta pranojë që Kosova të anëtarësohet në OKB duke e vendosur këtë kusht – anëtarësimin në BE, të shoqëruar me kërkesën për ndihmë financiare dhe garanci për të drejtat e serbëve në Kosovë përfshirë objektet kishtare në Kosovë.

Ai madje kishte thënë se lufta në Ukrainë është në favor të Serbisë, që kjo e fundit t’i shpalojë kushtet e saj më decidivisht. Protiç bënte thirrje që Serbia të dilte me “kundërofertë” të menjëhershme, shkruan Reporteri.net.

Katër pika, shprehej Protiç, Serbia duhet t’ia paraqesë Gjermanisë dhe Francës në lidhje me zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“E para, në ditën dhe orën kur Serbia të pranohet në BE, ajo duhet ta heq embargon e saj anëtarësimit të Kosovës në OKB. E dyta, çështja e mbështetjes financiare, 100 miliardë euro për 20 vitet e ardhshme”.

“E treta, garancione të shkruara për serbët e Kosovës dhe trashëgiminë kulturore. Dhe e katërta, të kemi garancione se integriteti territorial i Serbisë nuk do të preket më pas kësaj zgjidhje, sepse kemi pasur përvoja të këqija me të në të kaluarën”, kishte thënë ai javë më parë në televizionin “Nova S”.

I vetmi “hir shpëtimtar” për Serbinë është Kosova në OKB, thotë ish-ambasadori serb në Uashington

I vetmi “hir shpëtimtar” për Serbinë dhe popullin serb është që Kosova të merr ulësen e saj në OKB dhe Serbia të anëtarësohet menjëherë në OKB, ka thënë ish-ambasadori serb në ShBA dhe Zvicer, njëherit edhe historiani, Milan Protiç, në emisionin “Pola sata Demostata”.

Protiç është shprehur me mllef duke thënë se Kosova “le ta merr atë djallë ulëse në OKB” në këmbim të anëtarësimit të menjehershëm në Bashkimin Evropian.

Historiani dhe diplomati tha se Serbia ka nevojë “të mbijetojë” si shtet, dhe se kjo gjë në rrafshin politik nënkupton pikërisht pajtimin e Serbisë që Kosova të fitojë ulësen e saj në Kombe të Bashkuara.

Protiç kaherë ka qenë i mendimit se Serbia duhet ta pranojë që Kosova të anëtarësohet në OKB duke e vendosur këtë kusht – anëtarësimin në BE, të shoqëruar me kërkesën për ndihmë financiare dhe garanci për të drejtat e serbëve në Kosovë përfshirë objektet kishtare në Kosovë.

Ai madje kishte thënë se lufta në Ukrainë është në favor të Serbisë, që kjo e fundit t’i shpalojë kushtet e saj më decidivisht. Protiç bënte thirrje që Serbia të dilte me “kundërofertë” të menjëhershme.

Katër pika, shprehej Protiç, Serbia duhet t’ia paraqesë Gjermanisë dhe Francës në lidhje me zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“E para, në ditën dhe orën kur Serbia të pranohet në BE, ajo duhet ta heq embargon e saj anëtarësimit të Kosovës në OKB. E dyta, çështja e mbështetjes financiare, 100 miliardë euro për 20 vitet e ardhshme”.

“E treta, garancione të shkruara për serbët e Kosovës dhe trashëgiminë kulturore. Dhe e katërta, të kemi garancione se integriteti territorial i Serbisë nuk do të preket më pas kësaj zgjidhje, sepse kemi pasur përvoja të këqija me të në të kaluarën”, kishte thënë ai javë më parë në televizionin “Nova S”.

<p>The post I vetmi “hir shpëtimi” është Kosova në OKB dhe Serbia në BE, thotë ish-ambasadori serb në Uashington first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles