12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Hiqen nga tregu disa produkte flokësh, po besohet se janë kancerogjene

Kompania “Unilever” ka tërhequr nga tregu disa produkte që reduktojnë yndyrën në flokë pa pasur nevojë për ujë, si Dove, Nexxus, Suave, TIGI dhe TRESemmé për shkak të pranisë së mundshme të benzenit, një kimikat që mund të shkaktojë kancer.

Produktet u prodhuan para tetorit 2021 dhe u shpërndanë në shitës me pakicë në mbarë ShBA-në, tha në një njoftim Administrata e Ushqimit dhe Barnave, raporton CNN.

Ato përfshijnë produkte të tilla si “Dove Dry Shampoo Volume and Fullness”, “Dove Dry Shampo Fresh Coconut”, “Nexxus Dry Shampo Refreshing Mist” dhe “Suave Professionals Dry Shampoo Refresh and Revive”.

Benzeni është një kimikat kancerogjen për njerëzit prandaj ekspozimi ndaj tij mund të ndodhë me anë të hundës, nga goja dhe përmes lëkurës, dhe mund të rezultojë në kancer, duke përfshirë leukeminë dhe kancerin e gjakut.

Vitin e kaluar një gjë e tillë pati ndodhur edhe me kompani të tjera, ndërsa kompania e kozmetikës L’Oreal është paditur me pretendimet se produktet e saj kimike për flokë i vënë gratë në rrezik për kancer të mitrës.

<p>The post Hiqen nga tregu disa produkte flokësh, po besohet se janë kancerogjene first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles