4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Haxhiu: Projektkodi Civil së shpejti në Kuvend, kësaj radhe do të kalojë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur optimiste për miratimin e Kodit Civil, i cili pritet që gjatë kësaj jave të votohet ne Kuvendin e Kosovës.

Ministrja Haxhiu ka folur për rëndësinë e Kodit Civil, derisa për këtë ka thënë se kanë pasur takime edhe me Grupin Parlamentar të LVV-së.

“Projektkodin Civil shumë shpejt do ta procedojmë në Kuvend, dhe kësaj radhe do të kaloj në Kuvend sepse është një dokument i rëndësishëm”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ajo konfirmoi se ka ende vota kundër brenda grupit parlamentar të VV-së, por shtoi se Qeveria dhe grupi parlamentar në shumicë angazhohet për avancimin e të drejtave të njeriut

“Nuk them në asnjë mënyrë që secili prej deputetëve të grupit parlamentar do të votojë për. Ka ende disa që kanë qëndrimet e bindjet e tyre, por them edhe një herë se Qeveria dhe grupi parlamentar në shumicë angazhohet për avancimin e të drejtave të njeriut”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se në Kuvendin e Kosovës nuk është miratuar Kodi Civil, ku kundër ishin 29 deputetë ndërsa pro 28 e katër vota ishin abstenim.

Në momentin e votimit në Kuvend ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Vlen të përmendet se liderët e partive opozitare Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj nuk ishin prezentë fare në momentin e votimit të këtij Projekt Kodi.

<p>The post Haxhiu: Projektkodi Civil së shpejti në Kuvend, kësaj radhe do të kalojë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy