12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Deputeti i VV-së për targat: QUINT-i ta drejtojë presionin kah Vuçiqi, jo kah Qeveria e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur se pse nuk është duke u shtyrë vendimi i Qeverisë së Kosovës, për targat e paligjshme “KM”.

Sipas tij, kërkesat e shteteve perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të paqarta për Qeverinë Kurti II.

“Bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet e Quint-it duhet ta drejtojnë presionin kah presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe jo kah Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Dugolli.

Sipas Dugolli, shtyrja ka ndodhur një herë, nuk ka ndonjë arsyeja të qartë se pse duhet të shtyhet dy herë.

“Është shumë e rëndësishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e edhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës nuk e ka kontestuar të drejtën e Kosovës për zbatimin e vendimit për targat dhe kjo është shumë me rëndësi”, ka deklaruar Dugolli.

Më tej, ai ka mohuar kërkesat për fushatat sensibilizuese për qytetarët e serbë në Veri të Kosovës, por sipas tij , presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “po deklarohet po flet në emër të serbëve të Kosovës, është një pozicion politik i Vuçiq-it, i njohur”.

<p>The post Deputeti i VV-së për targat: QUINT-i ta drejtojë presionin kah Vuçiqi, jo kah Qeveria e Kosovës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy