7 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Dallaveret me tenderë, futet në ‘Listë të Zezë’ një nga kompanitë më përfituese të tenderëve të shtetit

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) e ka vendosur në Listë të Zezë kompaninë “EUROPRINTY” SH.P.K., një nga më fitimprurëset nga prokurimi publik në vitet e fundit në Kosovë.

EUROPRINTY” SH.P.K. është sanksionuar të mërkurën nga Gjykata e Tenderëve.

Afarizmi, i cili udhëhiqet nga biznesmeni Hajriz Zabeli, nuk kishte paraqitur dokumentet e nevojshme për përfitimin e dy tenderëve në dy komuna: Vushtrri dhe Rahovec.

Dokumentet e kërkuara për tenderin në Komunën e Rahovecit, për të cilin kishte konkurruar “EUROPRINTY” SH.P.K., ishin: sigurimi i tenderit, vërtetimi nga ATK dhe vendimin nga Gjykata.

Megjithatë, sipas vendimit të OSHP-së, “EUROPRINTY” nuk kishte dorëzuar dokumentin nga Administrata Tatimore e Kosovës, duke kërkuar që kontrata të nënshkruhet edhe në këtë situatë, dhe një ditë më vonë ka treguar se është në një proces të papërfunduar gjyqësor.

Për këtë arsye është kërkuar interpretim nga KRPP-ja, e cila ka njoftuar se nuk mund të nënshkruhet kontratë në këtë situatë.

I njëjti rast është paraqitur edhe në një tender në Komunën e Vushtrrisë, për aktivitetin e prokurimit “Furnizim me material shpenzues zyrtar”.

Me datë 06.10.2022 është mbajtur seancë dëgjimore me palë nga Paneli Shqyrtues, ku janë trajtuar të dyja temat.

OShP-ja ka vendosur që kompaninë ta diskualifikojë nga çdo aktivitet të prokurimit për tre muaj.

“OE “EUROPRINTY” SHPK me numër të biznesit 810444878, diskualifikohet nga aktiviteti i prokurimit numër 623-22-3784-1-3-6 dhe aktiviteti i prokurimit numër VU644-22-4671-1-2-1 dhe nga pjesëmarrja në cdo aktivitet tjetër të prokurimit, për periudhën kohore në kohëzgjatje 3 muaj, duke filluar nga data 25.10.2022 gjer me datën 25.01.2023”, thuhet në vendimin e OShP të publikuar nga Paparaci.

“EUROPRINTY”, në muajin mars të këtij viti, ishte gjobitur me 500 euro për uzurpim të pronës publike, pasi kishte kthyer në parking privat një korsi të rrugës në lagjen Emshir të Prishtinës.

Kjo kompani është regjistruar në vitin 2000, dhe ka përfituar miliona nga tendërët publikë në Kosovë.

Bazuar në të dhënat e platformës “Prokurimi i Hapur”, “EUROPRINTY” ka përfituar 71 kontrata nga organizatat publike buxhetore.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “Europrinty” ka deklaruar kapital prej 8 milionë eurove. Pronarë të kompanisë janë Hajriz, Arbënor dhe Albert Zabeli.

<p>The post Dallaveret me tenderë, futet në ‘Listë të Zezë’ një nga kompanitë më përfituese të tenderëve të shtetit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,592FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy