8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Brnabiç i del në mbrojtje Radoiçiçit dhe Veselinoviçit: M’i tregoni vendimet gjyqësore ku shkruhet se ata janë grup kriminal


Në seancën ku po paraqitet përbërja e qeverisë së re serbe, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, u pyet nga opozita për bashkëpunimin e qeverisë me dy nga kriminelët famëkeq serbë të Kosovës, Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç, shkruan Reporteri.net

Brnabiç u doli në mbrojtje Radoiçiçit dhe Veseloniviçit, duke akuzuar opozitën se po i “kriminalizojnë” ato dhe se të njëjtët u kanë kërkuar amerikanëve që kryeministri kosovar Albin Kurti “të merret me to”, raportoi e përditshmja serbe “Nova.rs”, përcjell Reporteri.net.

M’i tregoni verdiktet që thonë se ato janë grupe kriminale ose mos vazhdoni më tej, edhe nëse ju, dhe Aleksandar Vuçiç ju ka thënë dhe ju ka kërkuar kur keni qenë këtu – mos i kriminalizoni serbët nga Kosova, serbët nga Lista Serbe. Disa nga ju në koalicionin e mëherhshëm, me të cilët jeni zënë në mbrëmjen para zgjedhjeve, keni shkuar te amerikanët ju keni thënë që serbët e Listës Serbe janë kriminelët e vërtetë dhe se Kurti duhet të merret me to. Dhe ju vazhdoni këtë retorikë”, ka thënë Brnabiç.

Në dhjetor të vitit të kaluar Zyra e Thesarit për Kontrollimin e Pasurive të Huaja (OFAC) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i vendosi në listë të zezë Milan Radoiçiç’in dhe Zvonko Veselinoviç’in, dhe tetë persona tjerë të asocuar me ta.

Zvonko Vesellinoviç, i cili njihet si njëri nga krerët kryesor të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Veri të Kosovës, nga OFAC konkretisht u shënjua si “Njëri nga figurat e korruptuara më famëkeqe të Kosovës”, shkruan Reporteri.net.

Milan Radoiç mbetet ende në arrati dhe i kërkuar nga autoritetet kosovare për përfshirje në vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Radoiçiç dhe Veselinoviç njihen si fituesit më të mëdhenj të tenderëve në Serbi, dhe të financuesit më të mëdhenj të partisë së Aleksandër Vuçiç, Partinë Përparimtare Serbe.

Vuçiç madje në të gjitha mbledhjet me serbët e Kosovës Radoiçiç’in e mban në krah të djathtë, dhe asnjëherë nuk është distancuar nga ai./Reporteri.net/

<p>The post Brnabiç i del në mbrojtje Radoiçiçit dhe Veselinoviçit: M’i tregoni vendimet gjyqësore ku shkruhet se ata janë grup kriminal first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles