3.8 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Berisha për vrasjen e Rexhepit: Nuk dyshohen vetëm dy vëllezërit, ka edhe të tjerë

Avokati Besnik Berisha, ka hedhur dyshime se në vrasjen e Bedri Rexhepit, kanë marrë pjesë më shumë persona se sa dy vëllezërit të cilët tashmë janë të dyshuarit kryesorë.

Berisha tha se ka dyshime të bazuara që në krim kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar në varrosjen e viktimës, transportit dhe tentimit të fshehjes së gjurmëve.

Avokati Berisha, tha po ashtu, se për këto dyshime janë të njoftuara edhe institucionet e drejtësisë.

“Krimi siç është ekzekutuar nuk janë akterët e vetëm që kanë marrë pjesë, nuk janë akterët e vetëm që e kanë kryer varrosjen edhe transportin edhe tentimit të fshehjes së gjurmëve. Nuk janë vetëm dy vëllezërit, ka edhe persona të tjerë, jam i bindur se tashmë ekziston dyshimi edhe nga institucionet e drejtësisë”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

“Familja ka dyshime që besojmë se janë dyshime të mbështetshme. Besoj që gjatë rrugës do të ndryshojë edhe loja e të akuzuarave për ta mbrojtur veten. Besoj që do të provojnë për ta shfajësuar veten”, ka vijuar Berisha.

Berisha, theksoi, se biznesmeni Rexhepi u vra vetëm për përfitime materiale, teksa shtoi se i dyshuari kryesor e ka pohuar se e ka ekzekutuar Rexhepin për t’ia marrë 30 mijë euro, por pas ekzekutimit e ka parë se i ka vetëm tetë mijë.

“Nuk ka arsye tjetër është përfitimi pasuror, kanë vendosur të pasurohen me paratë e dikuj në vend se të punojnë ndershëm. Ata kanë vendosur për 8 mijë euro që kanë qenë në disponim, njeriu ka pohuar që e ka ekzekutuar me shpresë se i ka 30 mijë euro kur e ka ekzekutuar e ka parë që i ka vetëm 8 mijë”, ka thënë Berisha.

<p>The post Berisha për vrasjen e Rexhepit: Nuk dyshohen vetëm dy vëllezërit, ka edhe të tjerë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles