5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Arrestohet një serb në Leposaviq, sekuestrohen edhe armatim e mjete për trazira

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Njësiti Anti-drogë ka bastisur sot një lokacion në Leshak të Leposaviqit, ku është arrestuar një person i nacionalitetit serb dhe janë sekuestruar disa pajisje që dyshohet se po përdoreshin për të shkaktuar trazira në vend.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar “4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e paisje tjera ndihmëse për trazira”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Tutje, Sveçla njofton se këto pajisje dyshohet se janë përdorur për aktivitete të ndryshme ilegale dhe kriminale.

“Mbesim të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojmë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Pa asnjë dallim do të veprojmë mbi çdo individ apo grup të caktuar që synon të cënojë rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë”, tha Sveçla. /Reporteri.net/.

Njoftimi i plotë:

<p>The post Arrestohet një serb në Leposaviq, sekuestrohen edhe armatim e mjete për trazira first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles