6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Arrestohet një person për djegien e flamurit serb në ndeshjen e basketbollit në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë për djegien e flamurit serb në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila dje gjatë ditës ishte vënë në kërkim të autorëve të djegies së flamurit të Serbisë në palestrën “Shani Nushi” gjatë derbit të basketbollit ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës.

“Me 25.10.2022 lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Prokuroria këtë rast e ka cilësuar si nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit dhe kishte hapur rast dje.

Më pas, duke u bazuar në videon e publikuar në rrjetin social “Tik-Tok” është evidentuar edhe autori dhe është kapur nga Policia.

Tifozët gjakovarë dhuruan spektakël dhe atmosferë në fundjavë, por kjo ndeshje i kaloi kufijtë e sportit.

Krahas djegies së flamurit serb, tifozët Kuqezinj e shpalosën një parullë mbështetëse për Mitrovicën dhe e fishkëllyen dhe e kontestuar himnin shtetëror të Kosovës, duke e kënduar më pas himnin kombëtar shqiptar, shkruan.

Për këto incidente, Federata e Basketbollit të Kosovës nuk është bërë ende e gjallë.

<p>The post Arrestohet një person për djegien e flamurit serb në ndeshjen e basketbollit në Gjakovë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy