5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Anëtari me i ri i LDK’së kritikon Kurtin: Nuk merr vendime nga paranojat e keqpërdorimeve

Anëtari më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për mungesë të vendimeve për sektorin e energjisë, sipas tij, për shkak të pranojave që i ka mbi mundësinë e keqpërdorimeve.

Azemi ka thënë se kjo qeveri nuk po merr asnjë vendim nga frika se mos gabon.

“Të thuash që asgjë nuk është bërë qe 20 vite është gabim, por të thuash që mund të bëhet më shumë, është e saktë. Secila qeveri ka pasur vendime. Qeveria e sotshme nuk ka vendime, nuk ka strategji, nuk ka plan veprimi, nuk orientohet për shkak të paranojave që i ka për keqpërdorime”, tha Azemi në T7.

Ai ka thënë se energjia e dekarbonizuar është e ardhmja, prandaj ka sugjeruar që të mos humbet kohë në energjinë nga thëngjilli, ngase, sipas tij, nuk ka investitorë që mund do t’i fusin paratë e tyre në këtë industri.

Sipas tij, Kosova duhet të krijojë një miks burimesh të energjisë së gjelbër, për t’i plotësuar nevojat e saj.

“Asnjë vend nuk e përkrah më qymyrin. Asnjë kompani më nuk vjen më të investojë në qymyr. Duhet të orientohemi nga energjia e gjelbër dhe e ripërtëritshme, të krijohet një miks i tyre”, ka thënë ai.

<p>The post Anëtari me i ri i LDK’së kritikon Kurtin: Nuk merr vendime nga paranojat e keqpërdorimeve first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,593FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy